Video
Ndale pandëshkueshmërinë menjëherë
Siguria e gazetarëve vazhdon të jetë çështje problematike në Kosovë. Gazetarët ballafaqohen herë pas here me kërcënime për dhunë, probleme që dalin nga mungesa e zbatimit të ligjeve të punës, dhe qasje të kufizuar në dokumente dhe informata zyrtare.
Për të qartësuar këto çështje dhe mënyrën se si ato ndikojnë në lirinë e medias dhe lirinë e shprehjes, Misioni i OSBE-së në Kosovë është duke bërë fushatë vetëdijesuese për sigurinë e gazetarëve. Gjatë fushatës, Misioni do të punojë me institucionet relevante që së bashku të përmirësojnë mjedisin e mediave dhe të përkrahin punën e gazetarëve. Videoja “Ndale pandëshkueshmërinë menjëherë”, e shpërblyer me çmimin Luani i Bronztë në Festivalin Ndërkombëtar për Kreativitet në Kanë, do të jetë elementi kryesor i fushatës dhe do të transmetohet në Radio Televizionin e Kosovës gjatë gjithë kohëzgjatjes së fushatës.
- Credit:
- © OSCE
- ID:
- 299491
- Data:
- Burimi:
- OSCE Mission in Kosovo
- Puna jonë:
- Liria dhe zhvillimi i medias
- Rajonet:
- South-Eastern Europe