Misioni i OSBE-së në Kosovë
I themeluar më 1 korrik 1999, Misioni ka selinë e tij në Prishtinë dhe ka pesë qendra rajonale. Misioni udhëheq një spektër të gjerë aktivitetesh në fushën e të drejtave të njeriut, demokratizimit dhe sigurisë publike me qëllim zhvillimin e mëtejshëm të një shoqërie demokratike dhe shumetnike në Kosovë, ku të drejtat e të gjithë njerëzve respektohen.
Quick links
Puna jonë në Kosovë
Aktivitetet tematike dhe programore të Misionit
Misioni i OSBE-së në Kosovë është operacioni më i madh në terren i OSBE-së. Si e vetmja organizatë ndërkombëtare civile që mbulon të gjitha komunat në Kosovë, Misioni monitoron punën e institucioneve të nivelit qendror dhe lokal për pajtueshmëri me praktikat më të mira ndërkombëtare; përforcon legjislacionin dhe politikat për të drejtat e njeriut dhe qeverisjen e mirë përmes ekspertizës, trajnimit dhe avokimit; si dhe ofron rekomandime për përmirësim aty ku nevojitet, duke përfshirë edhe përmes raporteve tematike të publikuara. Ai nxit një peizazh medial profesional, të besueshëm dhe etik, ndërkohë që mbështet zhvillimin e institucioneve profesionale dhe kompetente rregullatore dhe vetërregulluese të mediave.
Me forumet e tij të ndryshme që bashkojnë gratë, të rinjtë dhe aktorët e shoqërisë civile nga komunitete, fe e prapavija të ndryshme, Misioni ndihmon në sjelljen e ndryshimeve pozitive dhe nxitjen e dialogut konstruktiv.
Aktuale
Aktivitetet dhe lajmet më të fundit nga Misioni në Kosovë

OSBE publikon udhëzime për të ndihmuar zbatimin e ligjit të ri për rininë dhe themelimin e Këshillave Rinorë në Kosovë

Pesha e profesionit: Raportimi për shëndetin mendor dhe menaxhimi i ndikimit te gazetarët
Pas një dite të gjatë në terren duke raportuar dhe sjellë në vëmendje zëra e çështje të ndryshme, gazetarë nga media dhe komunitete të ndryshme u mblodhën n

Misioni i OSBE-së mbështet Institucionin e Avokatit të Popullit në ngritjen e vetëdijësimit për krimet e urrejtjes në Kosovë dhe inkurajon raportimin e tyre
Krimet e urrejtjes kanë pasoja serioze për individët dhe komunitetet, e megjithatë shumë nga këto incidente nuk raportohen.
Në fokus
Misioni në veprim: në fotografi
Lidershipi
Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë
Reportazh
Reportazhe dhe postimet më të fundit nga puna jonë në terren

