Skip Links

Përmbledhje

Misioni punon për të përmirësuar efikasitetin dhe transparencën e proceseve zgjedhore, duke mbështetur organet për menaxhimin e zgjedhjeve me planifikim strategjik, digjitalizim të administrimit zgjedhor dhe zbatim të kornizës ligjore për zgjedhjet. 

Aktuale

Aktivitetet dhe lajmet më të fundit nga Misioni në Kosovë

News Item

Misioni i OSBE-së i dorëzon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve serverë për të forcuar menaxhimin e zgjedhjeve në Kosovë

Si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të përmirësuar efikasitetin digjital, transparencën dhe integritetin e menaxhimit të zgjedhjeve në Kosovë, Misioni i OSBE-së, së bashku me Ambasadën Gjermane, i dorëzuan sot Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) tre serverë. Këta serverë pasojnë softuerin zgjedhor që i është dorëzuar KQZ-së vitin e kaluar dhe përmbyllin procesin e digjitalizimit të menaxhimit të zgjedhjeve. Serverët vijnë në një moment kyç para zgjedhjeve të 9 shkurtit.
DateDate
News Item

Misioni i OSBE-së në Kosovë mbështet Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në forcimin e proceseve zgjedhore përmes dorëzimit të softuerit zgjedhor

Sot, në një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të proceseve zgjedhore në Kosovë, Misioni i OSBE-së i dorëzoi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) softuerin për digjitalizimin e numërimit të votave dhe tabulimin e rezultateve të zgjedhjeve.
DateDate
News Item

Misioni i OSBE-së mbështetë integritetin e proceseve zgjedhore në Kosovë

Në Strugë të Maqedonisë Veriore, më 21 prill, u përmbyll seminari katërditor me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) mbi rishikimin e rregullave zgjedhore. Qëllimi i seminarit ishte rishikimi dhe harmonizimi i këtyre rregullave sipas ligjit aktual për zgjedhjet e përgjithshme dhe ligjet e tjera të lidhura në Kosovë, në përputhje me rekomandimet e organizatave ndërkombëtare të vëzhgimit të zgjedhjeve dhe Misionit të OSBE-së, bazuar në mësimet e nxjerra nga proceset e mëparshme zgjedhore.
DateDate

Mësim, trajnim dhe hulumtim

Përforcimi i kompetencës

Misioni i OSBE-së në Kosovë ofron kurse dhe materiale mësimore për të mbështetur praktikuesit dhe audiencat e tjera të interesuara në shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së.