News Item
Misioni i OSBE-së në Kosovë organizon konferencë për proceset zgjedhore gjithëpërfshirëse
- Issued on:
- Lëshuar nga:
- OSCE Mission in Kosovo
- Fields of work:
- Mirëqeverisja, Të drejtat e njeriut, Sundimi i ligjit
Prishtinë, 30 shtator 2026 - Misioni i OSBE-së në Kosovë do të organizojë nesër një konferencë ku do të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve, partive politike, shoqërisë civile dhe palë të tjera të interesit, për të diskutuar pjesëmarrjen në proceset zgjedhore.
Pas një sërë procesesh zgjedhore të zhvilluara në Kosovë gjatë viteve 2025 dhe 2026, konferenca do të shqyrtojë gjetjet e vlerësimeve të realizuara në kuadër të projekteve të Misionit të OSBE-së me tri organizata të shoqërisë civile: Demokracia për Zhvillim (D4D), Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar (FKAK) dhe OJQ AKTIV.
Konferenca do të trajtojë aspekte të ndryshme të pjesëmarrjes gjithëpërfshirëse në proceset zgjedhore, përfshirë pjesëmarrjen politike të grave, pjesëmarrjen e komuniteteve joshumicë, si edhe qasjen dhe pjesëmarrjen e personave me aftësi të kufizuara.
Gjatë konferencës do të mbahen panele diskutimi me ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë, të pasuara nga një diskutim i hapur që synon identifikimin e masave praktike dhe mundësive për avancimin e pjesëmarrjes gjithëpërfshirëse në proceset zgjedhore. Diskutimet do të kontribuojnë gjithashtu në një shqyrtim më të gjerë të mundësive për reformë zgjedhore në të ardhmen dhe të mënyrave për ta forcuar më tej gjithëpërfshirjen në proceset zgjedhore në Kosovë.
Konferencën do ta hapin Ambasadori Gerard McGurk, Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë; Kreshnik Radoniqi, Kryesues i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve; dhe Zenel Leku, Kryesues i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Përfaqësuesit e mediave ftohen të përcjellin konferencën nesër, e enjte, 1 tetor 2026, në hotelin Swiss Diamond në Prishtinë, duke filluar nga ora 10:00.