Skip Links

Study / report

Respektimi i të drejtave gjuhësore në Policinë e Kosovës

Në qendër të mandatit të Misionit të OSBE-së në Kosovë është monitorimi, promovimi dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut të komuniteteve të ndryshme në Kosovë, ku e drejta gjuhësore është komponent integral. Përdorimi i barabartë i gjuhëve zyrtare në Kosovë është parakusht për ofrimin e plotë dhe efektiv të shërbimeve të Policisë së Kosovës tek stafi i tij dhe tek të gjithë individët që bashkëveprojnë me PK-në. Misioni i OSBE-së në Kosovë ka monitoruar vazhdimisht përdorimin e gjuhëve zyrtare sipas kornizës ligjore në Kosovë dhe të drejtat dhe standardet relevante ndërkombëtare të njeriut, si dhe ka ndarë rekomandimet me Policinë e Kosovës. Raporti, i cili analizon respektimin gjuhësor të Policisë së Kosovës në të tetë rajonet e saj, vërteton progres të ndjeshëm të Policisë së Kosovës të arritur gjatë viteve dhe paraqet përfundimet kyçe dhe një sërë rekomandimesh për policinë, me qëllim të sigurimit të mbrojtjes së të drejtave gjuhësore për të gjitha komunitetet.

Data:
Burimi:
OSCE Mission in Kosovo
Botues:
Organization for Security and Co-operation in Europe
Puna jonë:
Policimi
InfoInfo

Mohim përgjegjësie

The views, opinions, conclusions and other information expressed in this document are not given nor necessarily endorsed by the Organization for Security and Co-operation in Europe (OSCE) unless the OSCE is explicitly defined as the Author of this document.