Thirrje e hapur për pjesëmarrje në trajnimin “Iniciativa e burrave të rinj” për mësimdhënësit e shkollave të mesme
Misioni i OSBE-së në Kosovë, në bashkëpunim me CARE International dhe organizatat vendore partnere Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatar (PEN) dhe Sinergija, mbështesin “Iniciativën e burrave të rinj” duke ofruar trajnim njëditor për mësimdhënësit e shkollave të mesme (deri në 40 mësimdhënës) në Kosovë. Trajnimi është përgatitur për të fuqizuar kapacitetin e mësimdhënësve të shkollave të mesme për të zhvilluar qëndrime dhe sjellje më të barabartë në raport me të rinjtë. Trajnimi është planifikuar të mbahet më 23 mars 2019, ditë e shtunë, ndërsa vendndodhja do të bëhet e ditur pasi që të përzgjidhet grupi. Afati për aplikim: 5 mars 2019.
- Burimi:
- OSCE Mission in Kosovo