Guide / manual / handbook
Udhëzues për standardet për hartimin e planeve të menaxhimit të trashëgimisë kulturore
Udhëzuesi për standardet për hartimin e planeve të menaxhimit të trashëgimisë kulturore është rezultat i bashkëpunimit intensiv të Misionit të OSBE-së në Kosovë me ekspertë ndërkombëtarë dhe akterë vendorë në fushën e trashëgimisë kulturore. Planet e menaxhimit janë instrumente kyçe për menaxhimin e duhur të monumenteve të trashëgimisë, mbrojtjen, prezantimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të tyre. Udhëzuesi ka për qëllim të kontribuojë në të kuptuarit e funksionimit të planeve të menaxhimit, parimeve që duhet marrë parasysh gjatë procesit të hartimit, si dhe të paraqesë një pasqyrë të instrumenteve për hartimin e planeve të tilla. Udhëzuesi i drejtohet të gjithë akterëve të përfshirë në menaxhimin e monumenteve të trashëgimisë, duke përfshirë publikun e gjerë, si dhe mëton të kontribuojë në mbrojtjen e qëndrueshme e afatgjate të trashëgimisë kulturore në Kosovë, të bazuar në të drejtat e njeriut.
- Data:
- Burimi:
- OSCE Mission in Kosovo
- Botues:
- Organization for Security and Co-operation in Europe
- Puna jonë:
- Të drejtat e njeriut