Skip Links

Thirrje për aplikim: Akademia Lokale e Dialogut e OSBE-së për Gratë e Reja

Edicioni i tretë i Akademisë Lokale të Dialogut të OSBE-së për Gratë e Reja (LDA) do të organizohet nga data 28 qershor deri më 2 korrik 2021 në Bogë/Boge, Pejë/Peć. Akademia ofron një platformë për gratë e reja për të kapërcyer pengesat në komunikim, për të thyer stereotipet dhe për të krijuar një bazë për dialog përmes mësimit nga bashkëmoshataret, trajnimeve dhe aktiviteteve të mentorimit. Synon nxitjen e komunikimit midis të rejave nga komunitete të ndryshme, duke u përqëndruar në çështje të përbashkëta shqetësuese që kanë të bëjnë me barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave në veçanti.

Për më shumë detaje shikoni pakon me informata. Dërgoni aplikacionin tuaj deri në 16 maj 2021 (ora 23:59) në localDA-OMiK@osce.org
Burimi:
OSCE Mission in Kosovo
InfoInfo

Mohim përgjegjësie

The views, opinions, conclusions and other information expressed in this document are not given nor necessarily endorsed by the Organization for Security and Co-operation in Europe (OSCE) unless the OSCE is explicitly defined as the Author of this document.