Skip Links

  • Skip to content
  • Skip to main navigation
  • Skip to search
  • Home
  • About us
  • Our work
  • Events
  • News
  • Resources
back to OSCE
OSCE Mission in Kosovo
  • Shqip
  • English
  • Srpski
  • Home
  • About us
  • Our work
  • Events
  • News
  • Resources

Photo Gallery

Misioni i OSBE-së në Kosovë mban edicionin e katërt të Akademisë së të Rinjve

Ambasadori Michael Davenport mirëpret pjesëmarrësit në Akademinë e të Rinjve 2022. “Angazhimi i të rinjve është emëruesi i përbashkët i të gjitha temave të mbuluara gjatë programit dhe qëllimi ynë kryesor është që t'ju frymëzojmë, udhëheqim dhe mbështesim në zbatimin e ideve, projekteve dhe nismave tuaja,” tha ai. Prishtinë, 11 tetor 2022
© OSBE/Yllka Fetahaj | Photo details
Trajnerja Kamila Czerwinska thyen akullin me pjesëmarrësit në sesionin e parë duke i ftuar të përgjigjen në disa pyetje për veten e tyre, Prishtinë, 11 tetor 2022
© OSBE/Yllka Fetahaj | Photo details
Pjesëmarrësit njihen me njëri-tjetrin dhe flasin për pritjet dhe sfidat, Prishtinë, 11 tetor 2022
© OSBE/Yllka Fetahaj | Photo details
Habit Hajredini, Drejtor i Zyrës për Qeverisje të Mirë, iu drejtohet pjesëmarrësve të Akademisë së të Rinjve së bashku me Avokatin e Popullit Naim Qelaj, Marigona Shabiun nga Iniciativa Rinore për të Drejtat e Njeriut dhe Afrim Maliqin nga Handikos, Prishtinë, 11 tetor 2022
© OSBE/Šehida Miftari | Photo details
Pjesëmarrësit thyejnë akullin gjatë prezantimit rreth stereotipeve dhe paragjykimeve, Prishtinë, 12 tetor 2022
© OSBE/Šehida Miftari | Photo details
Pjesëmarrësja e Akademisë së të Rinjve gjatë vizitës në Qendrën Historike të Prizrenit , 12 tetor 2022
© OSBE/Šehida Miftari | Photo details
Don Samuel Ramaj mirëpret pjesëmarrësit e Akademisë së të Rinjve në Katedralen e Zojës Ndihmëtare, Prizren, 12 tetor 2022
© OSBE/Šehida Miftari | Photo details
Pjesëmarrësja e Akademisë Rinore gjatë vizitës në ambientet e brendshme të Xhamisë së Sinan Pashës, Prizren, 12 tetor 2022
© OSBE/Šehida Miftari | Photo details
Ilen Madhavji, zyrtar për të drejtat e njeriut në Misionin e OSBE-së në Kosovë, udhëheq një kuiz gjatë punëtorisë mbi respektin, tolerancën dhe integrimin, Prishtinë, 13 tetor 2022
© OSBE/Šehida Miftari | Photo details
Komisioneri për Gjuhët, Slaviša Mladenović, gjatë seancës plenare me temë diversiteti dhe të drejtat gjuhësore, Prishtinë, 13 tetor 2022
© OSCE/Šehida Miftari | Photo details
Pjesëmarrësit përgatisin prezantime të ideve të tyre për projekte, Prishtinë, 14 tetor 2022
© OSBE/Šehida Miftari | Photo details
Pjesëmarrësit e Akademisë së të Rinjve 2022 pozojnë për fotografinë e përbashkët me Zëvendësshefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë dhe ekipin e të rinjve, Prishtinë, 14 tetor 2022
© OSBE/Šehida Miftari | Photo details

Edicioni i 4-të i Akademisë së të Rinjve i Misionit të OSBE-së në Kosovë u mbajt nga 11 deri më 14 tetor 2022, me pjesëmarrjen e rreth 60 të rinjve nga komunitete dhe fusha të ndryshme.

Programi katërditor kishte si synim që të ndihmonte të rinjtë të marrin rol më të madh në ndryshimet e vazhdueshme në shoqëri dhe të angazhohen në mekanizmat vendimmarrës dhe politikbërës. Ai përfshinte sesione interaktive me tema si edukimi për të drejtat e njeriut, mosdiskriminimi dhe barazia, trashëgimia kulturore dhe të drejtat e komuniteteve. Pjesëmarrësit vizituan edhe objekte të trashëgimisë kulturore dhe fetare në qendrën historike të Prizrenit, dhe ndoqën ligjërata nga drejtues të institucioneve për të drejtat e njeriut dhe aktivistë të rinj mbi përvojat, iniciativat dhe ndikimin e tyre.

Më pas, pjesëmarrësit punuan në grupe për të përvijuar ide për projekte në tema si barazia gjinore, dhuna në familje, të drejtat e komuniteteve dhe tejkalimi i barrierave gjuhësore, të cilat i paraqitën para panelit të jurisë dhe do t'i zbatojnë më vonë në komunitetet e tyre lokale.

Data Data:
15 November 2024
Burimi Burimi:
OSCE Mission in Kosovo

Kontakti

Zyra për Çështje Politike dhe Komunikim

12 Abdyl Frashëri
10000 Prishtinë
Kosovë

Phone: +383 49 957 600
Email: Maid.Konjhodzic@osce.org

Social media:

@oscekosovo
@oscekosovo
@oscekosovo
@oscekosovo

Footer

  • Contacts
  • Employment
  • Subscribe for updates
  • Social media
    • Go to X Go to X X
    • Go to LinkedIn Go to LinkedIn LinkedIn
    • Go to Facebook Go to Facebook Facebook
    • Go to Instagram Go to Instagram Instagram
  • Press
  • Partnerships

Footer2

  • Terms of Use
  • Procurement
  • About this website
  • Report wrongdoing
  • Feedback