Skip Links

  • Skip to content
  • Skip to main navigation
  • Skip to search
  • Home
  • About us
  • Our work
  • Events
  • News
  • Resources
back to OSCE
OSCE Mission in Kosovo
  • Shqip
  • English
  • Srpski
  • Home
  • About us
  • Our work
  • Events
  • News
  • Resources

Photo Gallery

Mësime të nxjerra lidhur me praktikat e ndërtimit të paqes në Irlandën e Veriut

Pjesëmarrëset nga Prishtina dhe Beogradi arrijnë në Belfast për të filluar udhëtimin tyre studimor. Belfast, 9 tetor 2022.
© Marija Jovanović | Photo details
Gati për të filluar kursin për ndërmjetësimin dhe zgjidhjen e konfliktit. Belfast, 9 tetor 2022.
© OSCE/Minja Mijatović | Photo details
Pjesëmarrëset duke dëgjuar storien e dy ish të burgosurave të cilat kishin marrë pjesë në konfliktin e armatosur dhe tani janë të angazhuara në punë të komunitetit dhe parandalim të konfliktit. Belfast, 10 tetor 2022.
© OSCE/Minja Mijatović | Photo details
Diskutime me gra të shquara në Zyrën e MB-së në Irlandën e Veriut për tejkalimin e konfliktit dhe ndërtimin e zgjidhjeve të qëndrueshme për të gjitha komunitetet. Belfast, 11 tetor 2022.
© OSCE/Minja Mijatović | Photo details
Pjesëmarrëset duke e shijuar pamjen nga tarraca e çatisë në Zyrën e MB-së në Irlandën e Veriut.
© OSCE/Minja Mijatović | Photo details
Takim me Monica McWilliams, bashkëthemeluese e Koalicionit të Grave në Irlandën e Veriut dhe ish delegate e Negociatave Shumëpartiake të Paqes që çuan në Marrëveshje Paqësore të së Premtës së Mirë më 1998. Belfast, 10 tetor 2022.
© OSCE/Minja Mijatović | Photo details
Pjesëmarrëset në Stadiumin Kombëtar të Futbollit në Federatën Irlandeze të Futbollit (IFA). Belfast, 12 tetor 2022.
© Zyrtari i IFA për Marrëdhënie me Komunitetit /Andy Hardy | Photo details
Takim i pjesëmarrëseve me Akterët e Paqes në Qendrën e Paqes Agape për të mësuar mbi sportet si urë lidhëse ndërmjet komuniteteve. Belfast, 12 tetor 2022.
© OSCE/Minja Mijatović | Photo details
Tina Black, Kryetare e Belfastit, mirëpret pjesëmarrëset në Kuvendin e Komunës. Belfast, 13 tetor 2022.
© OSCE/Martina Garbuglia | Photo details

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka organizuar një vizitë studimore në Belfast për 12 të diplomuara të Akademisë së Dialogut të OSBE-së për Gratë e Reja me synim të ngritjes së shkathtësive dhe potencialit të tyre për të kontribuar në përpjekjet e ndërtimit të paqes dhe besimit.

Që nga viti 2012, Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe Misioni i OSBE-së në Serbi lehtësoi një sërë takimesh me pjesëmarrje të grave të shquara nga Prishtina dhe Beogradi me qëllim të shkëmbimit të ideve dhe praktikave më të mira mbi fuqizimin e grave në të dyja shoqëritë, që njihet si Iniciativa “Na ndiqni (Follow Us)”. Si rezultat i punës së tyre, më 2015 u themelua Akademia e Dialogut për Gratë e Reja nga Prishtina dhe Beogradi.

Programi i Akademisë së Dialogut përfshin të mësuarit interaktiv përmes punës në grupe, lojës me role, zhvillimit të ideve të përbashkëta të projektit dhe diskutimeve me të ftuar dhe praktikues në politikë për një gamë të gjerë temash, duke përfshirë dialogun, ndërmjetësimin dhe negocimin, rolin e grave në paqe dhe siguri, dhe parandalimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Pas përfundimit të Akademisë së Dialogut, pjesëmarrëset bëhen pjesë e Rrjetit të të Diplomuarave të Dialogut, rrjet që tani numëron mbi 180 anëtarë. Ky rrjet është platformë e shkëlqyer për të rejat nga të dyja shoqëritë për të vazhduar me promovimin dhe avancimin e dialogut dhe ndërtimin e paqes.

Për të plotësuar teorinë me praktikën dhe për të mësuar rreth zgjidhjes së konflikteve përmes shembujve të jetës reale, për një numër të përzgjedhur pjesëmarrësesh të Akademisë së Dialogut Misioni organizoi një vizitë në Belfast për një trajnim intensiv mbi ndërmjetësimin, zgjidhjen e konflikteve dhe ndërtimin e paqes. Gjatë këtij udhëtimi studimor, pjesëmarrëset u takuan me figura të shquara që ishin dhe ende janë të përfshira drejtpërdrejt në ndërtimin e paqes dhe nxitjen e marrëdhënieve ndërmjet komuniteteve në Irlandën e Veriut.

Data Data:
15 November 2024
Burimi Burimi:
OSCE Mission in Kosovo

Kontakti

Zyra për Çështje Politike dhe Komunikim

12 Abdyl Frashëri
10000 Prishtinë
Kosovë

Phone: +383 49 957 600
Email: Maid.Konjhodzic@osce.org

Social media:

@oscekosovo
@oscekosovo
@oscekosovo
@oscekosovo

Footer

  • Contacts
  • Employment
  • Subscribe for updates
  • Social media
    • Go to X Go to X X
    • Go to LinkedIn Go to LinkedIn LinkedIn
    • Go to Facebook Go to Facebook Facebook
    • Go to Instagram Go to Instagram Instagram
  • Press
  • Partnerships

Footer2

  • Terms of Use
  • Procurement
  • About this website
  • Report wrongdoing
  • Feedback