Skip Links

  • Skip to content
  • Skip to main navigation
  • Skip to search
  • Home
  • About us
  • Our work
  • Events
  • News
  • Resources
back to OSCE
OSCE Mission in Kosovo
  • Shqip
  • English
  • Srpski
  • Home
  • About us
  • Our work
  • Events
  • News
  • Resources

Photo Gallery

Misioni i OSBE-së trajnon zyrtarët e forenzikës dhe të Policisë së Kosovës në ekzaminimin e provave të gjurmëve të gishtërinjve

Pjesëmarrësit praktikojnë ruajtjen e provave të printuara latente duke aplikuar burime alternative të dritës dhe teknika të avancuara të fotografisë, Prishtinë, 2 mars 2023.
© OSBE/Yllka Fetahaj | Photo details
Ekspertët e Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ndjekin ligjëratat mbi zhvillimin e vijave papilare të gishtërinjve dhe ruajtjen e provave, Prishtinë, 2 mars 2023.
© OSBE/Yllka Fetahaj | Photo details
Diskutimi i metodave kimike dhe fizike për t'u përdorur në zhvillimin e gjurmëve të linjave papilare me trajnerin Erdem Kara, Prishtinë, 2 mars 2023.
© OSBE/Yllka Fetahaj | Photo details
Trajneri Erdem Kara, ekspert i zhvillimit të gjurmëve të gishtërinjve dhe hetimeve në vend të ngjarjes, ndau ekspertizën e tij me pjesëmarrësit përmes ligjëratave, prezantimeve dhe ushtrimeve praktike, Prishtinë, 2 mars 2023.
© OSBE/Özlem Marşan | Photo details
Pajisja me burim alternativ të dritës në përdorim gjatë hetimit të vendit të ngjarjes, Prishtinë, 2 mars 2023.
© OSBE/Yllka Fetahaj | Photo details
Praktika e përdorimit të pajisjeve që zbulojnë dhe avancojnë provat e gjurmëve të gishtërinjve nga gjurmët e vijave papilare, Prishtinë, 2 mars 2023.
© OSBE/Yllka Fetahaj | Photo details
Pjesëmarrësit praktikojnë përdorimin e kamerës së dritës së krimit në laboratorin forenzik, Prishtinë, 2 mars 2023.
© OSBE/Yllka Fetahaj | Photo details

Misioni i OSBE-së në Kosovë mbajti një trajnim pesëditor për 14 zyrtarë të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë (AKF) dhe hetues të vendit të ngjarjes së Policisë së Kosovës (PK) mbi teknikat dhe metodat më të fundit të forenzikës që përdoren në ekzaminimet e gjurmëve të gishtërinjve në vend të ngjarjes.

Pjesëmarrësit eksploruan zhvillimin e gjurmëve të vijave papilare dhe mënyrën se si të nxjerrin prova të besueshme dhe të pranueshme forenzike. Gjithashtu, ata praktikuan ruajtjen e provave duke përdorur metoda të ndryshme, përfshirë burimet alternative të dritës dhe përdorimin e teknikave të avancuara të fotografisë.

Mehrije Arifaj Hajdari, eksperte e gjurmëve të gishtërinjve në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, tha se trajnimet e tilla janë të nevojshme për t’i aplikuar më mirë metodat e reja. “Përditësimi i metodave dhe teknikave më të fundit na ndihmon t’i trajtojmë profesionalisht provat dhe rastet e ndryshme që hasim në punën tonë,” tha ajo.

Data Data:
15 November 2024
Burimi Burimi:
OSCE Mission in Kosovo

Kontakti

Zyra për Çështje Politike dhe Komunikim

12 Abdyl Frashëri
10000 Prishtinë
Kosovë

Phone: +383 49 957 600
Email: Maid.Konjhodzic@osce.org

Social media:

@oscekosovo
@oscekosovo
@oscekosovo
@oscekosovo

Footer

  • Contacts
  • Employment
  • Subscribe for updates
  • Social media
    • Go to X Go to X X
    • Go to LinkedIn Go to LinkedIn LinkedIn
    • Go to Facebook Go to Facebook Facebook
    • Go to Instagram Go to Instagram Instagram
  • Press
  • Partnerships

Footer2

  • Terms of Use
  • Procurement
  • About this website
  • Report wrongdoing
  • Feedback