Skip Links

  • Skip to content
  • Skip to main navigation
  • Skip to search
  • Home
  • About us
  • Our work
  • Events
  • News
  • Resources
back to OSCE
OSCE Mission in Kosovo
  • Shqip
  • English
  • Srpski
  • Home
  • About us
  • Our work
  • Events
  • News
  • Resources

Photo Gallery

Përgatitja e zyrtarëve korrektues të Kosovës për të zgjidhur situatat e pengmarrjes në burgje

Zyrtarët imitojnë të burgosurit, kërkojnë kushte më të mira jetese dhe lirimin e udhëheqësit të tyre. Vushtrri, 27 prill 2023.
© OSCE/Yllka Fetahaj | Photo details
Zyrtarët zbatojnë njohuritë e fituara përmes performimit së një sërë rolesh dhe simulimesh. Vushtrri, 27 prill 2023.
© OSCE/Yllka Fetahaj | Photo details
Zyrtarët duke performuar rolet e të burgosurve dhe pengjeve. Vushtrri, 27 prill 2023.
© OSCE/Yllka Fetahaj | Photo details
Zyrtaret Sabile Xhuraj dhe Gjylinaze Kastrati performojnë si pengje të marra nga të burgosurit. Vushtrri, 27 prill 2023.
© OSCE/Yllka Fetahaj | Photo details
Zyrtari përgatitet me të gjitha paisjet për simulim të situatës së pengmarrjes në burg. Vushtrri, 27 prill 2023.
© OSCE/Yllka Fetahaj | Photo details
Zyrtarët performojnë rolet e tyre në situatën e simuluar të marrjes së pengjeve. Vushtrri, 27 prill 2023.
© OSCE/Yllka Fetahaj | Photo details
Psikologët dhe negociatorët duke folur me të burgosurit në përpjekje për t'i bindur që të gjejnë një zgjidhje paqësore. Vushtrri, 27 prill 2023.
© OSCE/Yllka Fetahaj | Photo details
Pas gjetjes së zgjidhjes paqësore mes të burgosurve dhe negociatorëve, pengjet lirohen. Vushtrri, 27 prill 2023.
© OSCE/Yllka Fetahaj | Photo details
Negociatori ekspert Ioan Batinas nga Rumania, u cakton role zyrtarëve korrektues gjatë një situatë të simuluar të pengmarrjes në burg. Vushtrri, 27 prill 2023.
© OSCE/Yllka Fetahaj | Photo details

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka përfunduar trajnimin njëjavor për 20 zyrtarë të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK) rreth negociatave në situata të pengmarrjes.

Nga ky ushtrim praktik të mbajtur në ambiente të burgut, zyrtarët mësuan për herë të parë rreth parimeve kryesore të komunikimit efektiv për negocim në situata të pengmarrjes dhe për menaxhim të krizave.

Roli i profilizimit psikologjik në negociata të pengmarrjes ishte gjithashtu pjesë e ushtrimit. Zyrtarët u njohën me tema si çrregullimet e personalitetit dhe sëmundjet mendore, të cilat janë të rëndësishme për punën e negociatorit/es.

Zyrtaret Sabile Xhuraj dhe Gjylinaze Kastrati nga Qendra Korrektuese e Grave në Lipjan dhe Qendra e Paraburgimit në Pejë, shprehën mirënjohje për këtë trajnim praktik. “Nëse do të ndodhë ndonjëherë një rast i tillë, besojmë se në bazë të asaj që përfituam nga ky trajnim do të ishim në gjendje që ta zgjidhim situatën në mënyrë paqësore”.

Data Data:
15 November 2024
Burimi Burimi:
OSCE Mission in Kosovo

Kontakti

Zyra për Çështje Politike dhe Komunikim

12 Abdyl Frashëri
10000 Prishtinë
Kosovë

Phone: +383 49 957 600
Email: Maid.Konjhodzic@osce.org

Social media:

@oscekosovo
@oscekosovo
@oscekosovo
@oscekosovo

Footer

  • Contacts
  • Employment
  • Subscribe for updates
  • Social media
    • Go to X Go to X X
    • Go to LinkedIn Go to LinkedIn LinkedIn
    • Go to Facebook Go to Facebook Facebook
    • Go to Instagram Go to Instagram Instagram
  • Press
  • Partnerships

Footer2

  • Terms of Use
  • Procurement
  • About this website
  • Report wrongdoing
  • Feedback