Skip Links

  • Skip to content
  • Skip to main navigation
  • Skip to search
  • Home
  • About us
  • Our work
  • Events
  • News
  • Resources
back to OSCE
OSCE Mission in Kosovo
  • Shqip
  • English
  • Srpski
  • Home
  • About us
  • Our work
  • Events
  • News
  • Resources

Photo Gallery

Misioni i OSBE-së ndihmon Policinë e Kosovës në promovimin e konceptit të sigurisë në komunitet përmes një fushate në rrugë

Zyrtarët e Policisë së Kosovës dhe stafi i Komiteteve Lokale për Siguri Publike duke ndërvepruar me fëmijët e shkollave fillore gjatë fushatës së Javës së Sigurisë në Komunitet, Prishtinë, 5 qershor 2023.
© OSCE/Leurina Mehmeti | Photo details
Nxënësit nga shkolla e mesme Mehmet Isai dëgjojnë një zyrtar të Policisë së Kosovës derisa shpjegon rregullat e kuizit, të pasuar nga një diskutim mbi atë që kanë mësuar rreth temave që kanë të bëjnë me të rinjtë, Gjilan, 6 qershor 2023.
© OSCE/Migjen Abrashi | Photo details
Vizitorët duke shfletuar materialet vetëdijesuese, si fletushka dhe broshura gjatë bisedës me rreshterin e Policisë së Kosovës, Boban Simonović. Ferizaj, 7 qershor 2023.
© OSCE/Migjen Abrashi | Photo details
Një vizitor shfleton një broshurë gjatë fushatës së Javës së Sigurisë në Komunitet, Pejë, 8 qershor 2023.
© OSCE/Migjen Abrashi | Photo details
Zyrtarët e Policisë së Kosovës shpërndajnë fletushka dhe broshura për studentët dhe vizitorët gjatë Javës së Sigurisë në Komunitet, Gjakovë, 9 qershor 2023.
© OSCE/Migjen Abrashi | Photo details
Kalimtarët në Mitrovicën Jugore ndalojnë te tenda dhe diskutojnë për materialet e vendosura për fushatën Javës së Sigurisë në Komunitet, Mitrovicë Jugore, 12 qershor 2023.
© OSCE/Migjen Abrashi | Photo details
Kryetarja e Komunës së Graçanicës, Ljiljana Šubarić, viziton fushatën e Javës së Sigurisë në Komunitet, Graçanicë, 13 qershor 2023.
© OSCE/Migjen Abrashi | Photo details
Interpretja e gjuhës së shenjave, Versa Selmani, interpreton kuizet për nxënësit me pengesa në dëgjim të Qendrës Burimore Nënë Tereza, Prizren, 14 qershor 2023.
© OSCE/Migjen Abrashi | Photo details

Misioni i OSBE-së ka mbështetur Policinë e Kosovës (PK) dhe Komitetet Lokale për Siguri Publike (KLSP-të) në organizimin e fushatës së Javës së Sigurisë në Komunitet në mbarë Kosovën.

Në tendat e vendosura në sheshet kryesore të tetë qyteteve, përfaqësuesit e PK-së dhe KLSP-ve mbajtën diskutime në panele dhe kuize për të rinjtë lidhur me rolet dhe përgjegjësitë e tyre, rëndësinë e bashkëpunimit mes publikut dhe policisë, si dhe angazhimin e banorëve në iniciativat për sigurinë e komunitetit.

Gjithashtu biseduan me vizitorët rreth këtyre temave, duke përfshirë nxënës të shkollave fillore dhe të mesme dhe kalimtarë, si dhe shpërndanë materiale vetëdijesimi mbi sigurinë në trafik, dhunën në familje dhe tema që kanë të bëjnë me të rinjtë. 

Data Data:
15 November 2024
Burimi Burimi:
OSCE Mission in Kosovo

Kontakti

Zyra për Çështje Politike dhe Komunikim

12 Abdyl Frashëri
10000 Prishtinë
Kosovë

Phone: +383 49 957 600
Email: Maid.Konjhodzic@osce.org

Social media:

@oscekosovo
@oscekosovo
@oscekosovo
@oscekosovo

Footer

  • Contacts
  • Employment
  • Subscribe for updates
  • Social media
    • Go to X Go to X X
    • Go to LinkedIn Go to LinkedIn LinkedIn
    • Go to Facebook Go to Facebook Facebook
    • Go to Instagram Go to Instagram Instagram
  • Press
  • Partnerships

Footer2

  • Terms of Use
  • Procurement
  • About this website
  • Report wrongdoing
  • Feedback