Skip Links

  • Skip to content
  • Skip to main navigation
  • Skip to search
  • Home
  • About us
  • Our work
  • Events
  • News
  • Resources
back to OSCE
OSCE Mission in Kosovo
  • Shqip
  • English
  • Srpski
  • Home
  • About us
  • Our work
  • Events
  • News
  • Resources

Photo Gallery

Përmbyllet edicioni i 5-të i Akademisë Lokale së Dialogut të OSBE-së për Gratë e Reja në Istog

Gra të reja nga komunitete të ndryshme nga mbarë Kosova në edicionin e pestë të Akademisë Lokale për Dialog, Istog, 19 qershor 2023.
© OSCE/Fitim Xharra | Photo details
Rrëfime fuqizuese nga gratë eminente, Teuta Sahatqija, Abetare Gojani, Jelena Bulatović, Dhurata Sefa dhe Liridona Osmanaj në hapjen e edicionit të pestë të Akademisë Lokale për Dialog, Istog, 19 qershor 2023.
© OSCE/Fitim Xharra | Photo details
Drejtoresha Ekzekutive e OJQ-së QIKA, Jonida Molliqaj, diskuton rreth fuqisë së tregimit përmes mediave sociale në ditën e dytë të programit, Istog, 20 qershor 2023.
© OSCE/Alba Jakupi | Photo details
Elvira Dushku, Sekretare e Përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës, si folëse e ftuar për temën gratë në sport, Istog, 21 qershor 2023.
© OSCE/Alba Jakupi | Photo details
Dy pjesëmarrëse diskutojnë gjatë ushtrimit të zotërimit të aftësive të të dëgjuarit, të folurit dhe debatit, Istog, 22 qershor 2023.
© OSCE/Leurina Mehmeti | Photo details
Një pjesëmarrëse e Akademisë Lokale për Dialog duke folur në diskutime, Istog, 21 qershor 2023.
© OSCE/Alba Jakupi | Photo details
Trajnuesja e diplomuar në Akademinë për Dialog, Adelina Tërshani, duke i bartur vlerat dhe njohuritë që ka fituar te pjesëmarrëset e reja, Istog, 21 qershor 2023.
© OSCE/Alba Jakupi | Photo details
Folëset e ftuara Elvana Shala, Jovana Radosavljevic, Amina dhe Hana Kaja dhe Elsa Tahiri në ditën e fundit të ALD-së duke biseduar me pjesëmarrëset rreth përvojave të tyre dhe si të ndërtohet vetëbesimi, Istog, 23 qershor 2023.
© OSCE/Leurina Mehmeti | Photo details
Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, në ditën e fundit të ALD-së duke folur me pjesëmarrëset për përvojën e tyre në këtë program, Istog, 23 qershor 2023.
© OSCE/Leurina Mehmeti | Photo details

Misioni i OSBE-së në Kosovë përfundoi edicionin e pestë të Akademisë Lokale për Dialogun e Grave të Reja (ALD), e cila i bashkon gratë nga e gjithë Kosova që u përkasin komuniteteve të ndryshme.

Gjatë pesë ditëve, ato ishin pjesë e ushtrimeve rreth krijimit të ekipeve, trajnimeve me bashkëmoshatare dhe trajnimeve interaktive për tema siç janë barazia gjinore, pjesëmarrja publike dhe proceset e politikëbërjes. Të diplomuarat e Akademisë për Dialogun (AD) janë angazhuar si trajnere, me synimin për të bartur më tej vlerat dhe njohuritë që ato kanë fituar në AD tek pjesëmarrëset më të reja.

Programi i ALD-së u fokusua në ndërtimin e besimit, rrjetëzimin mes grave të reja dhe të mësuarit e aftësive praktike për zbatimin e iniciativave të vogla në nivel të komunitetit. Në program morën pjesë folës të ftuar me ekspertiza të ndryshme ku patën diskutime dhe aktivitete të frytshme me pjesëmarrëset.

Data Data:
15 November 2024
Burimi Burimi:
OSCE Mission in Kosovo

Kontakti

Zyra për Çështje Politike dhe Komunikim

12 Abdyl Frashëri
10000 Prishtinë
Kosovë

Phone: +383 49 957 600
Email: Maid.Konjhodzic@osce.org

Social media:

@oscekosovo
@oscekosovo
@oscekosovo
@oscekosovo

Footer

  • Contacts
  • Employment
  • Subscribe for updates
  • Social media
    • Go to X Go to X X
    • Go to LinkedIn Go to LinkedIn LinkedIn
    • Go to Facebook Go to Facebook Facebook
    • Go to Instagram Go to Instagram Instagram
  • Press
  • Partnerships

Footer2

  • Terms of Use
  • Procurement
  • About this website
  • Report wrongdoing
  • Feedback