Skip Links

  • Skip to content
  • Skip to main navigation
  • Skip to search
  • Home
  • About us
  • Our work
  • Events
  • News
  • Resources
back to OSCE
OSCE Mission in Kosovo
  • Shqip
  • English
  • Srpski
  • Home
  • About us
  • Our work
  • Events
  • News
  • Resources

Photo Gallery

Misioni i OSBE-së në Kosovë organizon vizita në objektet e trashëgimisë kulturore dhe fetare për nxënës të komuniteteve të ndryshme

Nxënës të shkollave fillore dhe të mesme nga rajonet e Mitrovicës dhe Gjilanit rrugës për në Qendrën Historike në Prizren, 21 qershor 2023.
© OSCE/Leurina Mehmeti | Photo details
Nxënësit dëgjojnë për historinë e Xhamisë së Sinan Pashës, Prizren, 21 qershor 2023.
© OSCE/Leurina Mehmeti | Photo details
Pas ligjëratës, një vajzë e shkollës fillore bën pyetje për Xhaminë e Sinan Pashës, Prizren, 21 qershor 2023.
© OSCE/Leurina Mehmeti | Photo details
Nxënës në Katedralen Katolike të Zojës Ndihmëtare dëgjojnë një ligjëratë për fenë dhe historinë e katedrales, Prizren, 21 qershor 2023.
© OSCE/Leurina Mehmeti | Photo details
Një grup nxënësish diskutojnë me një përfaqësuese fetare, Prizren, 21 qershor 2023.
© OSCE/Leurina Mehmeti | Photo details
Fëmijët e shkollave fillore vizitojnë Teqenë Halveti, Prizren, 21 qershor 2023.
© OSCE/Leurina Mehmeti | Photo details
Nxënësit në kompleksin e Katedrales Ortodokse Serbe të Shën Gjergjit dëgjojnë ligjëratën për rëndësinë e mbrojtjes së objekteve kulturore dhe fetare, Prizren, 21 qershor 2023.
© OSCE/Leurina Mehmeti | Photo details
Përfaqësuesi fetar mirëpret nxënësit dhe rrëfen një historik të shkurtër të Kishës së Virgjëreshës së Shenjtë të Ljevishkës, Prizren, 21 qershor 2023.
© OSCE/Leurina Mehmeti | Photo details
Nxënësit e komunitetit shqiptar, serb dhe turk të Kosovës dhe mësimdhënësit e tyre zënë vend për një fotografi të përbashkët në fund të vizitës studimore njëditore në Prizren, 21 qershor 2023.
© OSCE/Leurina Mehmeti | Photo details

Për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e trashëgimisë kulturore dhe diversitetit fetar, Misioni i OSBE-së në Kosovë organizoi një vizitë për 73 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme nga rajonet e Mitrovicës dhe Gjilanit dhe mësimdhënësit e tyre në katër objekte të trashëgimisë kulturore dhe fetare në Qendrën Historike të Prizrenit.

Nxënës nga komuniteti shqiptar, serb dhe turk të Kosovës vizituan Xhaminë e Sinan Pashës, kompleksin e Katedrales Ortodokse Serbe të Shën Gjergjit, Katedralen Katolike të Zojës Ndihmëtare, Teqenë Halveti dhe Kishën e Virgjëreshës së Shenjtë të Ljevishkës. Përfaqësuesit e tyre mirëpritën nxënësit dhe ndanë një historik të shkurtër, përfshirë rëndësinë e mbrojtjes dhe ruajtjes së objekteve kulturore dhe fetare që u përkasin komuniteteve të ndryshme.

Vizita studimore në objektet e trashëgimisë kulturore dhe fetare është një veprimtari e rregullt e misionit, e përshtatur për të rritur ndërgjegjësimin dhe vlerësimin e diversitetit kulturor dhe fetar në Kosovë.

Data Data:
15 November 2024
Burimi Burimi:
OSCE Mission in Kosovo

Kontakti

Zyra për Çështje Politike dhe Komunikim

12 Abdyl Frashëri
10000 Prishtinë
Kosovë

Phone: +383 49 957 600
Email: Maid.Konjhodzic@osce.org

Social media:

@oscekosovo
@oscekosovo
@oscekosovo
@oscekosovo

Footer

  • Contacts
  • Employment
  • Subscribe for updates
  • Social media
    • Go to X Go to X X
    • Go to LinkedIn Go to LinkedIn LinkedIn
    • Go to Facebook Go to Facebook Facebook
    • Go to Instagram Go to Instagram Instagram
  • Press
  • Partnerships

Footer2

  • Terms of Use
  • Procurement
  • About this website
  • Report wrongdoing
  • Feedback