Skip Links

  • Skip to content
  • Skip to main navigation
  • Skip to search
  • Home
  • About us
  • Our work
  • Events
  • News
  • Resources
back to OSCE
OSCE Mission in Kosovo
  • Shqip
  • English
  • Srpski
  • Home
  • About us
  • Our work
  • Events
  • News
  • Resources

Photo Gallery

OSBE dhe DokuFest mbajnë ekspozitën digjitale “Si të shoh? – Kosovë”

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Michael Davenport, bëri hapjen e ekspozitës “Si të shoh? – Kosovë”, krahas pjesëmarrësve në projekt Fisnik Eger dhe Era Krasniqi, Prizren, 8 gusht 2023
© OSBE/Fitim Xharra | Photo details
Ambasadori Michael Davenport dhe përfaqësuesi i DokuFest-it Eroll Bilibani së bashku mirëpresin mysafirët në pritjen e organizuar para hapjes së ekspozitës, Prizren, 8 gusht 2023
© OSBE/Fitim Xharra | Photo details
Një vizitore lexon për ekspozitën digjitale “Si të shoh? – Kosovë”, Prizren, 8 gusht 2023
© OSBE/Fitim Xharra | Photo details
Një vullnetar duke ecur pranë grafitit me temën e DokuFest-it për vitin 2023 “I AM AI AM I,” Prizren, 8 gusht 2023
© OSBE/Fitim Xharra | Photo details
Vizitorët shikojnë intervistat e pjesëmarrësve të “Si të shoh? – Kosovë”, Prizren, 8 gusht 2023
© OSBE/Fitim Xharra | Photo details
Pjesëmarrësit e kampit të shkëmbimit ndërkulturor “Si të shoh? – Kosovë” duke u fotografuar së bashku, Prizren, 8 gusht 2023
© OSBE/Fitim Xharra | Photo details

Misioni i OSBE-së në Kosovë, në bashkëpunim me DokuFest-in, ishte nikoqir i një ekspozite audio-vizuale të krijuar nga pjesëmarrësit e kampit ndërkulturor  “Si të shoh? – Kosovë”.

Ekspozita, pjesë e programit kryesor të festivalit, përfshinë materiale nga intervistat e pjesëmarrësve me njëri-tjetrin, me fokus këndvështrimet e tyre rreth dialogut, dhe ilustron rrugëtimin e tyre përgjatë tërë projektit dhe mënyrën se si ata e shohin njëri-tjetrin.

Projekti “Si të shoh? - Kosovë” ka përfshirë 14 të reja dhe të rinj nga komunitete dhe përkatësi të ndryshme, të cilët u njohën me njëri-tjetrin, vizituan shumë vende në mbarë Kosovën së bashku, u takuan me organizata që promovojnë shkëmbimet kulturore dhe dialogun si dhe eksploruan edukimin medial dhe filmin si mënyra për të ndarë përvojat dhe kapërcyer dallimet.

Data Data:
15 November 2024
Burimi Burimi:
OSCE Mission in Kosovo

Kontakti

Zyra për Çështje Politike dhe Komunikim

12 Abdyl Frashëri
10000 Prishtinë
Kosovë

Phone: +383 49 957 600
Email: Maid.Konjhodzic@osce.org

Social media:

@oscekosovo
@oscekosovo
@oscekosovo
@oscekosovo

Footer

  • Contacts
  • Employment
  • Subscribe for updates
  • Social media
    • Go to X Go to X X
    • Go to LinkedIn Go to LinkedIn LinkedIn
    • Go to Facebook Go to Facebook Facebook
    • Go to Instagram Go to Instagram Instagram
  • Press
  • Partnerships

Footer2

  • Terms of Use
  • Procurement
  • About this website
  • Report wrongdoing
  • Feedback