Skip Links

  • Skip to content
  • Skip to main navigation
  • Skip to search
  • Home
  • About us
  • Our work
  • Events
  • News
  • Resources
back to OSCE
OSCE Mission in Kosovo
  • Shqip
  • English
  • Srpski
  • Home
  • About us
  • Our work
  • Events
  • News
  • Resources

Photo Gallery

Komunitete më të sigurta: Trajtimi i ekstremizmit dhe radikalizimit përmes ndërgjegjësimit dhe bashkëpunimit

Mësueset dhe psikologet diskutojnë rreth ndikimit të ekstremizmit dhe radikalizimit në familje, veçanërisht te fëmijët. Prishtinë, 25 mars 2025.
© OSBE/Venla Aalto | Photo details
Kapiteni Salih Dragidella, nga Departamenti për Policim dhe Parandalim në Komunitet në Policinë e Kosovës, bisedon me pjesëmarrëset mbi mënyrat për të ndikuar pozitivisht në sigurinë e komunitetit dhe për të adresuar sfidat e ndryshme të sigurisë. Prishtinë, 25 mars 2025.
© OSBE/Venla Aalto | Photo details
Visare Berisha, psikologe dhe aktiviste, diskuton nevojat e lagjes së saj Muharrem Fejza, siç është mungesa e hapësirave rekreative për të rinjtë, duke theksuar se kjo çon në sjellje të dëmshme, duke përfshirë radikalizimin, ekstremizmin e dhunshëm dhe potencialisht terrorizmin. Prishtinë, 25 mars 2025.
© OSBE/Venla Aalto | Photo details
Arta Buqaj Ramabaja, mësuese në shkollën Pavarësia, thekson nevojën për më shumë aktivitete të tilla, jo vetëm për mësuesit, por edhe për nxënësit, veçanërisht për adoleshentët. Ajo theksoi se të rinjtë kanë nevojë për mundësi për të marrë pjesë në aktivitete të cilat nxisin marrëdhënie pozitive dhe ndihmojnë në zhvillimin e aftësive jetësore. Prishtinë, 25 mars 2025.
© OSBE/Venla Aalto | Photo details
Pjesëtaret e Policisë së Kosovës dëgjojnë me vëmendje diskutimet, ankesat dhe sugjerimet e pjesëmarrëseve rreth sfidave për të trajtuar ekstremizmin dhe radikalizimin brenda familjeve. Prishtinë, 25 mars 2025.
© OSBE/Venla Aalto | Photo details

Ekstremizmi dhe radikalizimi paraqesin sfida të mëdha si për individët ashtu dhe për komunitetet. Për të adresuar këto probleme, Misioni i OSBE-së në Kosovë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, organizoi një aktivitet ndërgjegjësues për identifikimin e shenjave të hershme të ekstremizmit dhe radikalizimit brenda familjeve.

Ky aktivitet kishte për qëllim t’ju ndihmojë grave rreth asaj se si të identifikojnë shenjat e hershme të ekstremizmit dhe fenomeneve të tjera negative, përfshirë abuzimin me substanca, si dhe cilët janë mekanizmat mbështetës në dispozicion.

Përveç kësaj, aktiviteti ofroi një platformë për të diskutuar mbi sigurinë e komunitetit, parandalimin e krimit dhe fuqizimin e grave. Mësuese, psikologe dhe anëtarë të Komitetit Lokal të Sigurisë Publike ndanë njohuri dhe zgjidhje praktike për të përmirësuar sigurinë e komunitetit. Ky aktivitet theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve vendore, policisë dhe aktivistëve për të krijuar mjedise më të sigurta dhe më mbështetëse për të rinjtë.

Data Data:
30 March 2025
Burimi Burimi:
OSCE Mission in Kosovo

Kontakti

Zyra për Çështje Politike dhe Komunikim

12 Abdyl Frashëri
10000 Prishtinë
Kosovë

Phone: +383 49 957 600
Email: Maid.Konjhodzic@osce.org

Social media:

@oscekosovo
@oscekosovo
@oscekosovo
@oscekosovo

Footer

  • Contacts
  • Employment
  • Subscribe for updates
  • Social media
    • Go to X Go to X X
    • Go to LinkedIn Go to LinkedIn LinkedIn
    • Go to Facebook Go to Facebook Facebook
    • Go to Instagram Go to Instagram Instagram
  • Press
  • Partnerships

Footer2

  • Terms of Use
  • Procurement
  • About this website
  • Report wrongdoing
  • Feedback