Misioni i OSBE-së inkurajon gazetarinë profesionale dhe standardet e raportimit përmes ndarjes së çmimeve të përvitshme për gazetarët më të mirë në Kosovë
Më 12 dhjetor 2023, Misioni i OSBE-së mbështeti Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës (AGK) në organizimin e Çmimeve Vjetore për Gazetari. Në emër të Misionit, ambasadori Michael Davenport i dorëzoi çmimin “Gazetari/ja i/e vitit 2023” gazetares së “Betimi për Drejtësi,” Alberta Hashani, për serinë e saj të hulumtimeve me titull “Mashtrimet në emër të avokatëve,” dhe gazetarit të Nacionales Vullnet Krasniqi për shkrimet e tij mbi skandalin “VISAMETRIC.”