Skip Links

  • Skip to content
  • Skip to main navigation
  • Skip to search
  • Home
  • About us
  • Our work
  • Events
  • News
  • Resources
back to OSCE
OSCE Mission in Kosovo
  • Shqip
  • English
  • Srpski
  • Home
  • About us
  • Our work
  • Events
  • News
  • Resources

Photo Gallery

Misioni i OSBE-së inkurajon gazetarinë profesionale dhe standardet e raportimit përmes ndarjes së çmimeve të përvitshme për gazetarët më të mirë në Kosovë

Ambasadori Michael Davenport, Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë, flet me Xhemajl Rexhën, Kryetar i Bordit të AGK-së, para ceremonisë së ndarjes së çmimeve, Prishtinë, 12 dhjetor 2023
© OSBE/Leurina Mehmeti | Photo details
Ambasadori Michael Davenport u drejtohet të ftuarve në ceremoninë e AGK-së për ndarjen e çmimeve për gazetari, Prishtinë, 12 dhjetor 2023
© OSBE/Leurina Mehmeti | Photo details
Ambasadori Davenport ua dorëzon çmimin “Gazetari/ja i/e vitit” 2023 gazetarëve Alberta Hashani dhe Vullnet Krasniqi, Prishtinë, 12 dhjetor 2023
© OSBE/Leurina Mehmeti | Photo details
Fituesit e çmimeve të AGK-së për gazetari për vitin 2023 pozojnë për një fotografi të përbashkët, Prishtinë, 12 dhjetor 2023
© OSBE/Leurina Mehmeti | Photo details
Ambasadori Davenport hap ceremoninë e ndarjes së çmimeve vjetore për gazetari të AGSK, Graçanicë, 14 dhjetor 2023
© OSBE/Yllka Fetahaj | Photo details
Ambasadori Davenport i ndan gazetarit Ivan Miljkoviç çmimin për radio- storien më të mirë, Graçanicë, 14 dhjetor 2023
© OSBE/Yllka Fetahaj | Photo details
Fituesit e Çmimeve Vjetore për Gazetari të AGSK për vitin 2023 pozojnë për një fotografi të përbashkët, Graçanicë, 14 dhjetor 2023
© OSBE/Yllka Fetahaj | Photo details

Më 12 dhjetor 2023, Misioni i OSBE-së mbështeti Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës (AGK) në organizimin e Çmimeve Vjetore për Gazetari. Në emër të Misionit, ambasadori Michael Davenport i dorëzoi çmimin “Gazetari/ja i/e vitit 2023” gazetares së “Betimi për Drejtësi,” Alberta Hashani, për serinë e saj të hulumtimeve me titull “Mashtrimet në emër të avokatëve,” dhe gazetarit të Nacionales Vullnet Krasniqi për shkrimet e tij mbi skandalin “VISAMETRIC.”

Krahas kësaj, më 14 dhjetor 2023, Misioni mbështeti Asociacionin e Gazetarëve të Serbisë të regjistruar në Kosovë (AGSK) në organizimin e Çmimeve Vjetore për Gazetari. Ambasadori Davenport ia dorëzoi çmimin Ivan Miljkoviq, gazetar i portalit të lajmeve Riznica në Graçanicë, për radio-storien e tij të titulluar “Kur fjala shpërthen nga zemra.”

Ceremonitë e ndarjes së çmimeve shërbejnë si platformë për njohjen dhe vlerësimin e kontributeve të jashtëzakonshme në gazetari, duke përforcuar kështu rëndësinë e mediave të lira dhe të përgjegjshme.

Data Data:
15 November 2024
Burimi Burimi:
OSCE Mission in Kosovo

Kontakti

Zyra për Çështje Politike dhe Komunikim

12 Abdyl Frashëri
10000 Prishtinë
Kosovë

Phone: +383 49 957 600
Email: Maid.Konjhodzic@osce.org

Social media:

@oscekosovo
@oscekosovo
@oscekosovo
@oscekosovo

Footer

  • Contacts
  • Employment
  • Subscribe for updates
  • Social media
    • Go to X Go to X X
    • Go to LinkedIn Go to LinkedIn LinkedIn
    • Go to Facebook Go to Facebook Facebook
    • Go to Instagram Go to Instagram Instagram
  • Press
  • Partnerships

Footer2

  • Terms of Use
  • Procurement
  • About this website
  • Report wrongdoing
  • Feedback