Skip Links

Toleranca dhe mosdiskriminimi

Misioni punon me prijës fetarë, të rinj dhe zyrtarë të shkollave për të promovuar tolerancën, dialogun mes komuniteteve dhe atë ndërfetar, si dhe pranimin e diversitetit në Kosovë.

Përmbledhje

Misioni këshillon institucionet se si të përmirësojnë dhe zbatojnë legjislacionin dhe politikat kundër diskriminimit që promovojnë marrëdhëniet mes komuniteteve. Gjithashtu monitoron rastet e krimeve të urrejtjes dhe ndihmon autoritetet për përmirësimin e trajtimit të krimeve të urrejtjes, për shembull duke fuqizuar Inspektoratin Policor të Kosovës, Avokatin e Popullit, profesionistët ligjorë dhe shoqërinë civile në ndjekjen e rasteve të tilla, në përputhje me standardet e të drejtave të njeriut.

Përveç kësaj, Misioni bashkëpunon ngushtë me Akademinë e Drejtësisë së Kosovës dhe Odën e Avokatëve të Kosovës për të siguruar edukim të vazhdueshëm ligjor për gjyqtarët dhe avokatët për rastet dhe gjykimin në raste diskriminimi.

Mësim, trajnim dhe hulumtim

Përforcimi i kompetencës

Misioni i OSBE-së në Kosovë ofron kurse dhe materiale mësimore për të mbështetur praktikuesit dhe audiencat e tjera të interesuara në shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së.