Document collection
Dokument Avokimi për Rininë (+ Doracak)
Dokumenti për avokim i Misionit të OSBE-së në Kosovë “Nga qëllimi te ndikimi – zbatimi i Ligjit të ri për Rininë” dhe Doracaku shoqërues “Themelimi dhe menaxhimi i këshillave rinorë” mbështesin zbatimin efektiv të kornizës së re ligjore për rininë. Bazuar në një hulumtim, një anketë online me 40 palë të interesuara, si dhe gjashtë takime informuese në 26 komuna me mbi 100 pjesëmarrës, këto publikime identifikojnë sfidat kryesore në zbatim dhe ofrojnë rekomandime strategjike dhe udhëzime praktike për themelimin dhe funksionalizimin e Këshillave Rinorë Qendror dhe Lokalë.

