Përmbledhje
Misioni avokon me institucionet përkatëse për pajtueshmëri me standardet ndërkombëtare për lirinë e fesë ose besimit, duke i ndihmuar ato në hartimin e ligjeve dhe monitorimin e zbatimit të tyre, së bashku me thellimin e dialogut midis komuniteteve dhe institucioneve të ndryshme fetare.
Aktuale
Aktivitetet dhe lajmet më të fundit nga Misioni në Kosovë

News Item
Misioni i OSBE-së mbledh përfaqësuesit e bashkësive fetare dhe të Komunës së Prizrenit për të përforcuar dialogun dhe bashkëpunimin
Misioni i OSBE-së në Kosovë organizoi sot një tryezë diskutimi me kryetarin Shaqir Totaj dhe përfaqësues të bashkësive fetare islame, ortodokse serbe, katolike, protestante ungjillore, hebreje dhe tarikatet në Prizren, për të mbështetur Komunën e Prizrenit në promovimin e dialogut dhe kultivimin e partneritetit me bashkësitë fetare.
News Item
Misioni i OSBE-së në Kosovë organizon vizita në objektet e trashëgimisë kulturore dhe fetare për nxënësit e shkollave fillore
Për t’i mësuar nxënësit e shkollave për rëndësinë e trashëgimisë kulturore dhe fetare, Misioni i OSBE-së në Kosovë organizoi katër vizita për mbi 130 nxënës të shkollave fillore dhe mësuesit e tyre në lokacione të ndryshme në Prizren.
Qëllimi i vizitave ishte që nxënësit nga komunitete të ndryshme të fitojnë më shumë njohuri për trashëgiminë kulturore dhe fetare, si dhe të kuptojnë dhe vlerësojnë diversitetin.
Photo Gallery
Misioni i OSBE-së në Kosovë organizon vizita në objektet e trashëgimisë kulturore dhe fetare për nxënës të komuniteteve të ndryshme
Për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e trashëgimisë kulturore dhe diversitetit fetar, Misioni i OSBE-së në Kosovë organizoi një vizitë për 73 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme nga rajonet e Mitrovicës dhe Gjilanit dhe mësimdhënësit e tyre në katër objekte të trashëgimisë kulturore dhe fetare në Qendrën Historike të Prizrenit.
Mësim, trajnim dhe hulumtim
Përforcimi i kompetencësMisioni i OSBE-së në Kosovë ofron kurse dhe materiale mësimore për të mbështetur praktikuesit dhe audiencat e tjera të interesuara në shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së.