Pjesëmarrja publike
Misioni mbështetë pjesëmarrjen e grave, të rinjve dhe organizatave të shoqërisë civile në jetën publike.
Quick links
Përmbledhje
Misioni punon për të siguruar pjesëmarrje të plotë, të barabartë dhe kuptimplotë të publikut të gjerë në proceset e hartimit të politikave dhe vendimmarrjes. Puna e tij përqendrohet në tri palë kryesore shoqërore - të rinjtë, gratë dhe organizatat e shoqërisë civile – si dhe ndërveprimin midis tyre. Kjo qasje gjithëpërfshirëse siguron përfshirjen e komuniteteve të ndryshme, personave me aftësi të kufizuara dhe individëve nga zona të largëta dhe të vështira për t'u arritur, duke i transformuar ata në palë aktive interesi që shërbejnë si shembuj pozitivë dhe nxitës të ndryshimeve shoqërore.
Akademia e Dialogut e OSBE-së për Gratë e Reja
Akademia e Dialogut e OSBE-së për Gratë e Reja është aktivitet kyç i Misionit në këtë fushë pune. Në bashkëpunim me Misionin në Serbi, angazhon gra të reja nga Prishtina dhe Beogradi për tema si dialogu, ndërtimi i paqes, zgjidhja e konflikteve, barazia gjinore dhe fuqizimi i grave. Kjo kontribuon në avancimin e agjendave të Paqes dhe Sigurisë për Gratë dhe të Rinjtë. Akademia nxit lidhje personale dhe mirëmban dialogun midis pjesëmarrëseve, duke promovuar njëkohësisht marrëdhënie më të mira mes komuniteteve. Misioni përforcon kapacitetet e rrjetit të Akademisë, i cili përfshin 230 anëtare, përfshirë edhe përmes një projekti jashtëbuxhetor të OSBE-së.
Nisma EmPOWER
Misioni mbështet pjesëmarrjen e grave në nivel lokal përmes nismës EmPOWER, e cila konsolidon kapacitetet e politikaneve lokale dhe lehtëson mundësitë e mentorimit midis tyre dhe deputeteve me përvojë të Kuvendit të Kosovës. Duke punuar me Grupet Joformale të Grave, Misioni avancon punën dhe ndikimin e këtyre mekanizmave pjesëmarrës vendorë, duke i mundësuar që të kenë ndikim më të madh në komunitetet e tyre dhe më gjerë.
Angazhimi me shoqërinë civile
Misioni po ashtu promovon qëndrueshmërinë e organizatave të shoqërisë civile dhe angazhimin e tyre aktiv në jetën publike duke rritur kapacitetet e tyre dhe duke ofruar mentorime të përshtatura enkas për të trajtuar nevojat e tyre të veçanta. Misioni krijon hapësira, si p.sh. Forumi vjetor i Shoqërisë Civile, për organizata të ndryshme të shoqërisë civile për të bashkërenduar dhe diskutuar çështje kyçe shoqërore, përfshirë rolin e organizatave të shoqërisë civile për fuqizimin e të rinjve për t'u bërë faktorë të ndryshimit ose kontributet e tyre për të ndërtuar një shoqëri të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.
Korniza ligjore dhe strategjike për të rinjtë
Misioni ka kontribuar në reformën e kornizës për të rinjtë në Kosovë, duke ofruar kontribute e ekspertizë kyçe për hartimin e legjislacionit të ri për të rinjtë, duke përfshirë Ligjin për të Rinjtë dhe aktet nënligjore përkatëse. Duke u ndërtuar mbi këto arritje, Misioni vazhdon të mbështesë zhvillimin dhe funksionalizimin e infrastrukturës rinore të Kosovës në nivel qendror dhe lokal, ndërkohë që mbështet aktivistët e të rinjve dhe organizatat rinore.
Pika kyçe
Aktivitete, lajme dhe pika të tjera kryesore

Misioni i OSBE-së në Kosovë përmbyll edicionin e gjashtë të Akademisë së të Rinjve

An Assessment of the Establishment, Functioning, and Performance of Municipal Community Participation and Representation Mechanisms
Misioni i OSBE-së në Kosovë ndihmon shkëmbimet ndërmjet organizatave të shoqërisë civile përmes Forumit të Shoqërisë Civile
Mësim, trajnim dhe hulumtim
Përforcimi i kompetencësMisioni i OSBE-së në Kosovë ofron kurse dhe materiale mësimore për të mbështetur praktikuesit dhe audiencat e tjera të interesuara në shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së.
Dokumente
Dokumente zyrtare të OSBE-së, botime dhe burime të tjera të përzgjedhura në mënyrë manuale
Hulumtime dhe raporte
Raporte, hulumtime dhe analiza për politikëbërësit, studiuesit dhe të gjithë ata që janë të interesuar në këtë fushë të punës sonë.




