Forcë policore profesionale dhe moderne
Misioni zhvillon kurse trajnimi të përgatitura enkas për policinë dhe institucionet e tjera të sigurisë publike mbi teknikat moderne të punës policore në një sërë fushash.
Quick links
Përmbledhje
Puna e Misionit në këtë lëmi përfshin krimet kibernetike dhe ato financiare, korrupsionin, trafikimin e qenieve njerëzore dhe të drogës, terrorizmin, konfiskimin e aseteve kriminale, ekzaminimin mjeko-ligjor, mbikëqyrjen e policisë, krimet e urrejtjes, dhunën në familje, punën policore në komunitet dhe komunikimin. Misioni gjithashtu punon ngushtë me institucionet e sigurisë publike për hartimin, zbatimin dhe shqyrtimin e legjislacionit, strategjive dhe planeve të tyre të veprimit në shumë fusha që lidhen me sigurinë, përfshirë përmirësimin e sigurisë dhe komunikimit kibernetik dhe luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit, kontrabandës së narkotikëve dhe trafikimit të qenieve njerëzore.
Aktuale
Aktivitetet dhe lajmet më të fundit nga Misioni në Kosovë

OSBE-së mban trajnim të avancuar rreth analizës së krimit për Policinë e Kosovës

Misioni i OSBE-së i dhuron Policisë së Kosovës defibrilatorë për ta përmirësuar reagimin ndaj emergjencave

Misioni i OSBE-së mbështet fushatën informuese që inkurajon të rinjtë dhe të rejat t'i bashkohen Policisë së Kosovës
Misioni i OSBE-së në Kosovë trajnon gazetarë dhe zyrtarë policorë për raportim në kohë krizash
Misioni i OSBE-së trajnon zyrtarët e forenzikës dhe të Policisë së Kosovës në ekzaminimin e provave të gjurmëve të gishtërinjve
Mësim, trajnim dhe hulumtim
Përforcimi i kompetencësMisioni i OSBE-së në Kosovë ofron kurse dhe materiale mësimore për të mbështetur praktikuesit dhe audiencat e tjera të interesuara në shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së.
Dokumente
Dokumente zyrtare të OSBE-së, botime dhe burime të tjera të përzgjedhura në mënyrë manuale
