Misioni i OSBE-së në Kosovë
Pjesëmarrëset e programit Girls' Talks së bashku me Zëvendësshefen e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Cornelia Taylor, pozojnë për një foto të përbashkët pas marrjes së certifikatave. Prevallë, 16 prill 2024.(OSBE/Will Hamilton)
Si prania më e madhe në terren, Misioni organizon një varg aktivitetesh të ndryshme, duke filluar nga zhvillimi i institucioneve demokratike dhe pjesëmarrja qytetare në vendim-marrje, deri te promovimi i të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit. Në veçanti angazhohet për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve, monitorimin e gjyqësorit, reformën e qeverisjes lokale, dhe zhvillimin e institucioneve të pavarura, siç janë Institucioni i Avokatit të Popullit, Komisioni i Pavarur për Media, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Instituti Gjyqësor i Kosovës dhe Policia e Kosovës. Misioni monitoron punën e institucioneve dhe ndihmon fuqizimin e legjislacionit dhe të politikave që kanë të bëjnë me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, anti-diskriminimin, lirinë e shprehjes, barazinë gjinore dhe luftën kundër krimit të organizuar.