Puna jonë
Përmirësimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe të komuniteteve, forcimi i institucioneve demokratike dhe avancimi i sigurisë publike e sundimi të ligjit.
Demokratizimi
Avancimi i pjesëmarrjes, përfshirjes, lirisë së mediave dhe të shprehjes
Misioni punon në nivel qendror dhe lokal për të përforcuar lidhjet brenda dhe midis institucioneve publike dhe për të çuar përpara pjesëmarrjen dhe përfaqësimin e grave dhe të rinjve. Gjithashtu përqendrohet në rritjen e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile për të kontribuar në proceset publike dhe në forcimin e mediave dhe promovimin e lirisë së shprehjes dhe të mediave.
Avancimi i një shoqërie demokratike në Kosovë është synim kyç i Misionit.
Zgjedhjet
Qeverisje demokratike
Qeverisje lokale
Mediat
Pjesëmarrja publike
Të drejtat e komuniteteve
Mbrojtja e të drejtave të komuniteteve
Promovimi i të drejtave të njeriut në Kosovë kërkon zbatim efektiv të legjislacionit ekzistues dhe standardeve ndërkombëtare në fuqi. Misioni përqendrohet në mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve joshumicë, të drejtave pronësore, të drejtave gjuhësore dhe sundimit të ligjit. Misioni mbështet institucionet dhe palët e përfshira përkatëse në mbrojtjen e objekteve të trashëgimisë kulturore dhe për trajtimin e shqetësimeve që lidhen me lirinë e fesë ose besimit.
Spravedlivost has been named as the 2014 winner of the Max van der Stoel Award, for its outstanding work in improving the position of national minorities in the OSCE area.
Sundimi i ligjit
Qasja në drejtësi
Legjislacion e politika në përputhje me të drejtat e njeriut
Të drejtat gjuhësore
Arsimi
Toleranca dhe mosdiskriminimi
Dialogu ndërfetar
Të drejtat pronësore
Trashëgimia kulturore
Të drejtat e njeriut dhe të drejtat e komuniteteve
Siguria dhe rendi publik
Adresimi i kërcënimeve ndaj sigurisë dhe krijimi i një mjedisi të sigurt
Misioni i ofron mbështetje institucioneve të sigurisë publike në trajtim të kërcënimeve të sigurisë si dhe krijimin e mjedisit të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë. Ai përqendrohet kryesisht në mbështetjen strategjike dhe zhvillimin e kapaciteteve për institucionet e sigurisë publike për të rritur aftësitë e tyre të luftimit proaktiv të të gjitha formave të krimit.
Oficere të Policisë së Kosovës në një punëtori të organizuar nga OSBE-ja mbi parandalimin e krimeve përmes përfshirjes së komunitetit, Prishtinë, 13 shtator 2022.
Forcë policore profesionale dhe moderne
Luftimi i krimit të rëndë dhe të organizuar
Policia në komunitet
Përmirësimi i sigurisë publike
Aktivitetet ndërsektoriale
Fuqizimi i grave dhe angazhimi i të rinjve
Misioni punon në aspekte që lidhen me avancimin e barazisë gjinore dhe me promovimin e pjesëmarrjes aktive të të rinjve në jetën publike dhe politike që përshkojnë punën e bërë në të gjitha fushat e tjera të punës së Misionit.
Trajnerja Kamila Czerwinska thyen akullin me pjesëmarrësit në sesionin e parë duke i ftuar të përgjigjen në disa pyetje për veten e tyre, Prishtinë, 11 tetor 2022
OSBE-ja në veprim
Puna dhe ekipet e Organizatës në fushat përkatëse
Puna e OSBE-së bazohet në një koncept gjithëpërfshirës të sigurisë, që përfshin 23 fusha pune. Mësoni më shumë rreth aktiviteteve të Organizatës dhe ekipeve që punojnë në fushat përkatëse për Misionin në Kosovë.